“Avullojnë” biletat e sfidës Shqipëri-Angli
Federata Shqiptare e Futbollit bën të ditur se të gjitha biletat për ndeshjen Shqipëri – Angli, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026, janë shitur plotësisht.
Procesi i shpërndarjes së biletave u zhvillua përmes një aplikimi elektronik, i hapur më 15 tetor, ku tifozët patën mundësinë të rezervonin vendet. Përzgjedhja u krye në mënyrë rastësore dhe elektronike, për të garantuar barazinë mes aplikuesve.
Federata falënderon të gjithë tifozët shqiptarë që do të jenë në ‘Arena Kombëtare’ më 16 nëntor, duke krijuar një atmosferë mbështetëse për Kombëtaren tonë, dhe i fton ata që nuk arritën të pajisen me bileta të vazhdojnë të mbështesin ekipin me pasion dhe krenari.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



