Balliu shpërthen ndaj Ceno Klosit: Trafikant, duhet të ishe në burg!
Një debat i nxehtë u regjistrua gjatë mbledhjes së Komisionit për Burimet Natyrore dhe Infrastrukturën, ku deputeti demokrat Klevis Balliu i drejtoi akuza të rënda kolegut socialist Ceno Klosi, duke e cilësuar si “trafikant” dhe duke e akuzuar për përfshirje në kalime droge përmes doganave.
Gjatë shkëmbimit të fjalëve, Balliu sulmoi ashpër Klosin:
“Je trafikant. Je hajdut dhe kriminel, ke kaluar tonelata me drogë në dogana. Nuk duhet të jesh këtu, por në burg.”
Debati u zhvillua i tensionuar. Në një moment, Balliu e ndërpreu me tone të forta Klosin:
“Ti pusho. Kur ke qenë ti në doganë kanë kaluar tonelatat e kokainës. Je trafikant. Ti ke kaluar drogat në dogana, je trafikant. Mbylle, mos fol fare.”
Nga ana e tij, Ceno Klosi reagoi dhe mohoi lidhjet që i atribuohen:
“Ca lidhje kam unë me doganën,” – përgjigjej Klosi, duke mohuar akuzat.
Balliu vijoi me akuza dhe deklarata të ashpra, duke e bërë çështjen personale dhe duke e vendosur nën kritika të forta veprimin e ministrisë:
“Ti je përgjegjës për tonelatat e kokainës që kalojnë këtu. Kjo ministri është përgjegjëse për vjedhjet që i bën popullit më të varfër të Europës. 10 mln euro i ka marrë ajo.”
Përplasja nxiti reagime të forta brenda sallës dhe riskon të përshkallëzojë debatet politike rreth përgjegjësive institucionale dhe transparencës në menaxhimin e import-eksporteve dhe kontrollit doganor.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



