E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha nxjerr vendimin: Rama shpërblehet me tokë publike për oborr dhe parking nëntoksor
Lajme

Berisha nxjerr vendimin: Rama shpërblehet me tokë publike për oborr dhe parking nëntoksor

Ish kryeministri vendit Sali Berisha ka publikuar një dokument ku tregon se kulla 24-katëshe që pritet të ndërtohet tek stadiumi ‘Qemal Stafa’, që sipas tij është në pronësi të vëllait të kryeministri Edi Rama, Olsi Rama pritet të shpërblehet me tokë publikë.

Përmes një statusi në Facebook, Berisha shkruan se ky është një akti i shëmtuar kriminal eshte nje kushtrim i vertet per çdo shqiptar per t’u ngritur me guxim kunder plaçkitesve qe nuk njohin ligj as dhe moral.

Postimi i plotë

Kulla 24 kateshe “Kristaq Rama” shperblehet me 2660 m2 toke publike!?!?!

Te dashur miq, kulla 24 kateshe “Kristaq Rama”, me vendim Nr 728; dt 8-12-2017 te Edvin Kristaq Rames, shperblehet me 2660 meter katror toke publike te Sheshit Italia, per oborr dhe ndertimin e parkingut nentokesor. Keshtu, vellezerit Olsi dhe Edvin, pas perzenies me lezet dhe sukses te Sheratonit nga Shqiperia, heqjes se TVSH per hotele si i tyre 24 katesh, tani bene me parking dhe oborr, duke plaçkitur token publike, kullen qe duket se do mbaje emrin e babait te tyre biologjik, Kristaq Rama.

Ky akt i shemtuar kriminal, kjo plaçkitje me vendim qeverie e prones publike eshte nje kushtrim i vertet per çdo shqiptar per t’u ngritur me guxim kunder plaçkitesve qe nuk njohin ligj as dhe moral, dhe permbysur sa me pare regjimin e tyre te urryer!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.