Zhytësi vlonjat Armandua, ja kalon Gjergj Lucës!
Në brigjet e Vlorës është regjistruar një kapje e pazakontë: një peshkatar vendas ka arritur të nxjerrë nga uji një ton rreth 20 kilogramësh, specie që rrallë shfaqet në gjirin e qytetit.
Sipas dëshmitarëve, peshku është goditur me shtizë, një teknikë e përdorur më rrallë në këtë zonë, dhe më pas peshkatari është parë duke e mbajtur në krah, teksa ecte përgjatë shëtitores së qytetit.
Pamja e tij me peshkun mbi shpinë ka tërhequr menjëherë vëmendjen e kalimtarëve, të habitur nga kapja e rrallë. Për vetë zonën, prania e një toni të tillë konsiderohet një ngjarje e veçantë, që i shtohet historive të peshkimit në Gjirin e Vlorës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



