Çifti shqiptar gjendet i vdekur në Francë, dyshimet tragjike
Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin në Brest të Francës, ku një burrë dhe një grua me origjinë shqiptare janë gjetur të vdekur në banesën e tyre. Viktimat janë një grua 30-vjeçare dhe një burrë 36-vjeçar.
Policia u njoftua nga një fqinj që dëgjoi dy krisma arme dhe dha alarmin. Sipas raportimeve, gruaja u gjet e pajetë në banjë, ndërsa burri në një dhomë pranë një pushke. Hetimet e para tregojnë se dyshohet se burri ka vrarë gruan dhe më pas ka kryer vetëvrasje.
Çifti kishte dy fëmijë të vegjël, njëri 8-vjeç, i cili u gjend i mbyllur në shtëpi pas ngjarjes, dhe një fëmijë 3-vjeç, që ndodhej në kopsht gjatë tragjedisë. Autoritetet po hetojnë rrethanat e ngjarjes dhe po ofrojnë mbështetje psikologjike për fëmijët dhe familjarët.
Ngjarja ka shkaktuar tronditje në komunitet dhe ka ngritur shqetësime mbi sigurinë dhe mbikëqyrjen familjare në raste të konflikteve të mundshme.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



