E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
‘Kush s’kërcen është komunist’, Meloni ‘shpërthen’ si kurrë më parë
Bota

‘Kush s’kërcen është komunist’, Meloni ‘shpërthen’ si kurrë më parë

Palapartenope në Napoli u mbush të premten me mijëra mbështetës të qendrës së djathtë, të cilët u mblodhën për të përkrahur kandidatin Edmondo Cirielli në zgjedhjet rajonale të Kampanisë.

Atmosfera ishte elektrizuese, ndërsa në skenë parakaluan figurat kryesore të politikës italiane: Giorgia Meloni, Antonio Tajani, Matteo Salvini dhe Maurizio Lupi.

Pas fjalimit të Melonit, liderët iu bashkuan Ciriellit në skenë, teksa në sallë shpërthyen tingujt e Himnit Kombëtar italian. Mbështetësit e entuziazmuar kënduan njëzëri korin e famshëm “Kush nuk kërcen është komunist!”, duke shndërruar aktivitetin politik në një atmosferë që ngjante me tribunat e stadiumeve të futbollit.

Pamjet nga vendngjarja tregojnë qindra njerëz që kërcenin, brohorisnin dhe filmonin momentin me selfie, duke dokumentuar spektaklin politik që ndezi Napolin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.