E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Meloni: E njohim Palestinën nëse plotësohet ky kusht
Bota

Meloni: E njohim Palestinën nëse plotësohet ky kusht

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni u shpreh të martën se Italia mund të njohë një shtet palestinez, por vetëm në rast se lirohen të gjithë pengjet izraelite dhe nëse Hamas përjashtohet nga çdo rol në qeverisje.

Duke folur nga Nju Jorku, ku po merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, Meloni theksoi se presioni ndërkombëtar duhet të drejtohet ndaj Hamasit dhe jo ndaj Izraelit, pasi, sipas saj, ishte Hamasi që e nisi konfliktin dhe që po pengon përfundimin e tij duke refuzuar lirimin e pengjeve.

Deklarata e saj vjen në një kohë kur disa vende europiane, si Spanja, Irlanda dhe Norvegjia, kanë ndërmarrë hapa për njohjen e shtetit palestinez, duke nxitur debate të gjera në arenën ndërkombëtare.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.