Si u ‘tërbua’ Arlinda Pogaj në Green Coast pas fitores së Gonxhes me shumë vota
Mijëra euro harxhoi Arlinda per verë dhe shampanjë në jahtin e një oligarku
Arlinda Pogaj – “hija e fuqishme” e Blendi Gonxhes mes luksit dhe tenderëve
Pas fitores së Blendi Gonxhes më 11 maj, mikesha e tij më e ngushtë dhe njëkohësisht administratore e Operatorit të Blerjeve të Përqendruara (OBP), Arlinda Pogaj, është shfaqur në qendër të vëmendjes.


Burime të afërta tregojnë se Pogaj ka festuar gjatë fundjavës e 17 majit në Green Coast, me vajza dhe makina luksoze, duke kaluar dy netë të ‘zjarrta’mes shampanjës dhe kokainës në një jaht privat. Në sy ka rënë sidomos një Audi RSQ8 i zi, me të cilin ajo është parë të qarkullojë në resort.
Nga juriste në DPSHTRR tek “mbretëresha e tenderëve”
Karriera e Pogajt lidhet ngushtë me ministrin Gonxhe. Ajo ka qenë më parë juriste në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, kohë kur Gonxhe ishte drejtor i këtij institucioni. Pas kësaj, besimi i tij e ngriti në postin e administratores së OBP-së, që është praktikisht autoriteti kontraktor më i madh në Shqipëri.


Ky institucion kontrollon tendera qindramilionësh për automjete, kancelari, uniforma, sigurime, ushqime dhe shërbime të tjera, duke u shndërruar në një “portë ari” për çdo qeveri.
Politika, dashuria dhe pushteti i milionave
Jo rastësisht, sipas burimeve, Gonxhe i ka besuar Arlindës milionat e tenderëve, duke e mbajtur pranë si “dorën e djathtë” të tij.

Në Këshillin Mbikëqyrës të OBP-së, janë emëruar gjithashtu emra që vijnë nga rrethi i DPSHTRR-së, duke treguar se kontrolli i Gonxhes mbi këtë strukturë është pothuajse total.
Festa pas fitores

Pas zgjedhjeve të 11 majit, Pogaj nuk ka humbur kohë për të shijuar pushtetin dhe luksin.
Pamje dhe foto të shpërndara në rrjetet sociale tregojnë një atmosferë feste në bregdetin shqiptar, ku Arlinda shfaqet e buzëqeshur, me gotën e shampanjës në dorë, pranë detit, me vajzat që e shoqërojnë.


Në Kombinat, thuhet se Pogaj ka qenë një ndër “organizatorët e terrenit”, duke
ndikuar me financime e blerje votash për të siguruar suksesin e Gonxhes./ Zahiri
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



