E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sot protesta e opozistës, ja rrugët që do të bllokohen
Flash

Sot protesta e opozistës, ja rrugët që do të bllokohen

Policia e Tiranës ka njoftuar masat e ndërmarra për protestën që do të zhvillohet sot nga Partia Demokratike, përpara Kryeministrisë, nga ora 18:00 deri në 20:00.

Subjekti politik ka njoftuar zyrtarisht Policinë për zhvillimin e tubimit, dhe në përputhje me ligjin “Për tubimet”, autoritetet kanë marrë të gjitha masat për garantimin e mbarëvajtjes së ngjarjes.

Bllokime dhe kufizime në qarkullim

  • Nga ora 14:00, nuk do të lejohen të parkohen automjetet në:

    • Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”

    • Sheshi “Nënë Tereza”

    • Rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi me Rrugën e Elbasanit dhe rrugën “Ibrahim Rugova”

    • Rruga “Papa Gjon Pali II”

    • Bulevardet “Zhan D’Ark” dhe “Bajram Curri”, nga kryqëzimi me Rrugën e Elbasanit

  • Nga ora 15:00 deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të qarkullimit të automjeteve në:

    • Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi afër Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”

    • Rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”

Policia paralajmëron se, në varësi të zhvillimit të protestës, mund të ketë kufizime shtesë në akse të tjera rrugore, ndërsa është marrë masa për deviimin e qarkullimit në rrugë alternative për qytetarët.

Masat në godinën e Kryeministrisë

Godina e Kryeministrisë është blinduar për shkak të frikës nga aktet e dhunës, ndërsa dyert e Këshillit të Ministrave janë blinduar dhe është hequr instalacioni i kërpudhës, për të shmangur dëmtime si në protesta të mëparshme.

Apeli i Policisë

Qytetarët këshillohen të shmangin lëvizjen me automjete në zonat e bllokuara dhe të përdorin rrugë alternative, për të mos penguar pjesëmarrësit dhe për të garantuar lëvizjen e sigurt në kryeqytet.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.