E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
GJKKO nuk ndalet, këput ‘filizat’ e Belinda Ballukut
Lajme

GJKKO nuk ndalet, këput ‘filizat’ e Belinda Ballukut

Masa sigurie edhe për krerët ARRSH dhe KESH

Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (GJKKO) ka vendosur masa sigurie për dy vartësit e zv.kryeministres Belinda Balluku, Drejtorin e KESH, Erald Elezi, dhe kreun e ARRSH-së, Gentian Gjyli.

Të dy janë lënë nën masën e “arrestit në shtëpi”, një vendim i cili synon të sigurojë procesin hetimor dhe të shmangë ndikimin e tyre në hetime.

Ndërkohë, për zv.kryeministren Balluku, GJKKO ka vendosur pezullimin nga detyra dhe ndalimin e daljes jashtë vendit. Kjo masë është ndërmarrë pas hetimeve që lidhen me procedurat e tenderave publikë, përfshirë ndërtimin e tunelit të Llogarasë dhe lote të tjera të projekteve të infrastrukturës.

Në një komunikim për mediat, gjykata bëri me dije se masat e sigurisë ndaj Ballukut kanë karakter sekret dhe se një njoftim zyrtar do të bëhet në momentin e duhur procedurial.

Ky vendim tregon se drejtësia po ecën me hapa të qartë për të garantuar integritetin e hetimeve, pavarësisht statusit të lartë të të pandehurve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.