Shpërndahet Kuvendi, Kosova drejt zgjedhjeve të reja
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shpërndarë zyrtarisht Kuvendin e vendit, njoftoi kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, pas një takimi ndërmjet forcave politike.
“Sot është nënshkruar dekreti për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës,” deklaroi Haradinaj.
Partitë politike mbeten të ndara për caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme, pa arritur ende një konsensus.
Disa forca politike preferojnë që zgjedhjet të mbahen më 21 dhjetor, ndërsa të tjera propozojnë 28 dhjetorin si datë të përshtatshme.
Vendimi përfundimtar për datën e procesit zgjedhor tani është në dorë të Presidentes Osmani, e cila pritet të shpallë zyrtarisht datën e zgjedhjeve të parakohshme në ditët në vijim.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



