“Halli” i Ylli Dylgjerit me Meremen e PD-së
Doktoreshë Mereme Sela, sfidantja e Sali Berishës për kreun e PD-së.

Meremja deklaroi se: në programin tim kam respektin për të vdekurit! Unë di si trajtohen!
Kjo deklaratë ka shqetësuar pa masë Ylli Dylgjerin i cili ka reaguar hqzërxhevap:
Unë kam vetëm një hall!
Se mos deri datën e zgjedhjeve në PD, rekrutohet Meremja në PS, dhe
Edi Rama e emron o Ministre,
o zëvëndëse në Shëndetësi…se
Ajo na tha: “Di si të trajtoj të vdekurit” dhe mbesim prap pa kandidate ne të gjallët!
Dhe Rama i reciton:
“Hanko, mos kalo mbi varre,
se të vdekurit i ngjalle;
të gjallet i vdiqe fare!”
-Sa i dua keto vargje;
shume i dua!:)

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



