E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deklarata e fortë e Berishës: Balluku ka filluar takimet me bandat!
Lajme

Deklarata e fortë e Berishës: Balluku ka filluar takimet me bandat!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lëshuar akuza të forta ndaj drejtueses së fushatës së Partisë Socialiste për zgjedhjet e pjesshme në Tiranë, Belinda Balluku.

Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se Balluku ka nisur takime me eksponentë të botës së krimit, duke përmendur konkretisht një emër nga Vorë dhe duke e quajtur atë “Lubia”.

“Ka përcaktuar bandat kriminale, se ajo Lubia ka filluar takimet me bandat. Është takuar me Asllani i Vorës dhe me radhë dhe po takon bandat”, u shpreh Berisha.

Sipas tij, ligjin në këtë proces po e bëjnë bandat, ndërsa akuzoi qeverinë për përdorim të strukturave kriminale për fitoren në zgjedhje.

Nga ana tjetër, Berisha tha se Partia Demokratike do të shpallë kandidatin e saj për Tiranën brenda dy ditëve të ardhshme, duke lënë të kuptohet se gara do të jetë e fortë dhe me përballje politike të ashpra.

Ai theksoi se nuk do të bëjë publik asnjë emër kandidati, derisa të përfundojnë konsultimet me grupet e interesit.

“Nuk jam këtu për të diskutuar për asnjë emër, nuk më lejohet mua. Unë nuk jam këtu për të diskutuar për asnjë emër. Nuk më lejohet mua.
Nëse unë ftoj intelektualë, ftoj specialistë, ftoj ekspertë që të konsiderojnë kandidimin e tyre në betejë për Tiranën, Beratin, në betejë për Vlorë, për të gjitha qytetet, atëherë çfarë kuptimi ka të dal e të them unë, mbështes filanin, ose nuk mbështes filanin. Jo.
Tani, edhe njëherë nuk kam asnjë prononcim për kandidatin”, u shpreh Berisha.

Duke iu referuar sërish akuzave ndaj drejtueses së fushatës socialiste, ai theksoi:

“Ka përcaktuar bandat kriminale, se ajo Lubia ka filluar takimet me bandat. Është takuar me Asllani i Vorës dhe me radhë dhe po takon bandat. Aty ligjin po e bëjnë bandat.”

Berisha e pranoi se koha për përzgjedhjen e kandidatit është shumë e ngushtë, por PD po punon për të marrë një vendim sa më shpejt.

“Unë nuk them se, nuk është një kohë e ngushtë. Është një kohë e ngushtë, por ne po i bëjmë këto gjëra, do t’i realizojmë.
Mendoj se dy ditët e ardhshme do të ishte kohë e përshtatshme se dhe zgjatja është e pamundur. Sot dhe nesër do të pritet. Nuk ka gjë të përcaktuar, nuk ka asgjë. Por vetë koha është shumë e ngushtë.”

Sipas Berishës, kandidati do të mbështetet nga të gjitha partitë e opozitës, ndërsa ai i ka bërë thirrje figurave publike të angazhohen në këtë betejë.

“Do të kemi kandidatin, ne do e mbështesim, partitë e tjera do e mbështesin ta supozojmë, por unë ftoj personalitete të këtij vendi, e këtij qyteti, të guxojnë sepse ne i mirëpresim absolutisht me shumë sinqeritet.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.