E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Haley mbledh 64 vendet që nuk iu bashkuan rezolutës kundër SHBA: Tentuan të na nënçmonin
Lajme

Haley mbledh 64 vendet që nuk iu bashkuan rezolutës kundër SHBA: Tentuan të na nënçmonin

Shefja e misionit të Kosovës në Nju Jork, Teuta Sahatqija, ka marrë pjesë mbrëmjen e djeshme në pritjen e organizuar nga Ambasadorja e SHBA në  OKB, Nikki Haley, organizuar për të falenderuar 64 shtetet që nuk iu bashkuan rezolutës kundër SHBA për Jeruzalemin. Ja si e ka përshkuar ajo këtë pritje në rrjetet sociale dhe reagimin e ambasadores Haley:

“Sonte isha e ftuar nga Ambasadorja e SHBA pranë KB, Znj Nikki Haley në pritjen e organizuar për ‘Falënderim për miqësi’. Ajo tha se votimi i Rezolutës në Asamblenë e përgjithshme ishte votim për ta lënë të vetmuar SHBA-të dhe për ta nënçmuar atë. Ky votim nuk ka prodhuar asnjë rezultat legal sepse askush nuk do t’i tregon SHBA-ve se ku do të vendosë ajo ambasadat e saja nëpër botë.

Ambasadorja Haley falënderoi 64 shtete duke lexuar veç e veç emrin e secilit shtet i cili votoi kundër Rezolutës, abstenoi apo fare nuk mori pjesë në votim.

Ambasadorja falënderoi edhe Kosovën për mesazhet dhe për miqësinë e përhershme dhe të fuqishme me SHBA-të, duke ritheksuar se do të punojmë fuqishëm që Kosova të bëhet anëtare e KB.

Ajo tha se SHBA dhe ajo personalisht kurrë nuk do të harrojë miqtë të cilët e përkrahen në këtë rast. Përmes video linkut Presidenti Trump gjithashtu falënderoi shtetet e pranishme për miqësi me SHBA-të”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.