Ç’po zihet në PD pas dyerve të mbyllura? Zbulojet takimi misterioz
Një lëvizje e re brenda Partisë Demokratike duket se po merr formë. Në ambientet e një hoteli privat në Tiranë është zhvilluar një takim i rëndësishëm mes disa prej emrave më të votuar në listën e hapur dhe primaret e PD-së.
Ervin Salianji është shfaqur së bashku me disa figura që, ndonëse nuk siguruan mandate në zgjedhjet e 11 majit, morën një numër të lartë votash, duke u renditur mes më të mbështeturve nga baza demokrate.
Mësohet se në takim me Salianjin kanë qenë:
-
Ilir Alimehmeti
-
Gentian Cela
-
Qani Xhafa
-
Aulon Kalaja
-
Ted Kolliku
-
Alma Kore
-
Parid Mahmutaj
-
Xhemal Gjunkshi
-
Hysen Kadiu …dhe disa emra të tjerë.
Ky grupim i ri pritet të ngjallë debat brenda PD-së, pasi përfaqëson një segment të rëndësishëm të votuesve të majit dhe mund të sinjalizojë riformatime të reja në strukturën e partisë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



