E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Evita” e Klodian Allajbeut gllabëron 120 milion lekë nga shteti
Flash

“Evita” e Klodian Allajbeut gllabëron 120 milion lekë nga shteti

Konkurrenti skualifikohet edhe pse kishte ofruar çmimin më të ulët

Evita Sh.p.k, kompania e biznesmenit të njohur Klodian Allajbeu, pronar i Spitalit Amerikan, ka fituar sërish financime publike nga buxheti i shtetit për shëndetësinë.

Tenderi i fundit, i shpallur nga Operator i Blerjeve të Përqendruara, synon furnizimin e shërbimit të kardiokirurgjisë me pajisje mjekësore, përfshirë age dhe instrumente të tjera kirurgjikale, dhe ka një vlerë totale prej rreth 750 milion lekësh. Fitues është shpallur Evita Sh.p.k, duke lënë jashtë konkurrencës Montal Sh.p.k, e cila kishte ofruar çmimin më të ulët.

Oferta e Evita Sh.p.k ishte rreth 660 milion lekë, ndërsa Montal Sh.p.k kishte ofruar afërsisht 540 milion lekë, një diferencë prej gati 120 milion lekësh. Sipas dokumentacionit të tenderit, Montal Sh.p.k u skualifikua për shkak se nuk plotësonte të gjitha specifikimet teknike të kërkuara, duke hapur rrugën për shpalljen e fituesit Evita Sh.p.k.

Kompania e Allajbeut ka të drejtë të apelojë vendimin brenda afatit deri më 23 dhjetor. Evita Sh.p.k është përfshirë më parë edhe në tendera dhe koncesione të tjera të financuara nga buxheti i shëndetësisë, duke e bërë atë një prej operatorëve më të përfshirë në këtë sektor.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.