Braçe ‘shigjeton’ Ministrinë e Financave: Pse nuk favorizohet prodhimi vendas?
Mbledhja e Komisionit të Ekonomisë u tensionua rreth projektligjit “Për disa ndryshime në ligjin nr. 92/2014, për TVSH-në”, ku deputeti i PS-së, Erion Braçe, akuzoi se prodhimi shqiptar nuk po favorizohet, ndërsa mallrat e importit përfitojnë për çmime më të ulëta.
DEBATI
Braçe: “Skema sot në import është 20-20. 20 paguan në Doganë, 20 kur del. Çfarë ju pengon që ta aplikoni këtë dhe për brenda vendit?”
Përfaqësuese e Ministrisë së Financave: “Në momentin kur ky grumbullues bën blerjen brenda vendit, sistemi i faturimit është i njëjtë, nëse e ble te një fermer apo një grumbullues. Në rastin kur ky importues ka blerje brenda vendit, nëse e ble te një fermer që është i patatueshëm, atëherë e ble me çmimin 1 mijë lekë dhe në TVSH shënohet zero. Të gjithë blerësit që blejnë produkte bujqësore e blegtorale detyrohen të lëshojnë faturën. Nëse blen qumështin në rifuxho, TVSH shënohet zero, se nuk është skemë. Rregulli i TVSH është: kush blen brenda vendit dhe ble nga persona të patatueshëm, detyrohet të lëshojë autofaturë. Kur lëshon autofaturë, lëshohet nga një person i patatueshëm, është pa TVSH.”
Përfaqësuese e Ministrisë së Financave: “Importuesi ble nga një biznes i vogël. Kur ble nga fermeri, ky nuk ka NIPT, nuk është i regjistruar në QKB. Ligji lejon çdo biznes në Shqipëri të lëshojë këtë faturë. Fermeri për të cilin flasim nuk është i vetëpunësuar me NIPT në QKB.”
Braçe: “Po po ka, ka NIPT në QKB.”
Përfaqësuese e Ministrisë së Financave: “Fermeri për këtë skemë është i vetëpunësuar, me NIPT të hapur nga administrata tatimore dhe i përjashtuar deri në 2029. Sa i përket faktit të një biznesi që ble në import, ai paguan 20%, ngarkon chash-in. Kur e blen brenda vendit, e merr më lirë. Çmimi i tij, pavarësisht se TVSH është zero, është më i ulët se ai nga importi.”
Braçe: “Në teori po. Këtu erdhën dhe folën me emra. Ka arsye se pse vjen produkti jashtë më i lirë se ky. Kanë kosto më të ulëta. Çmimet e produkteve që vijnë nga importi janë më të lira se ato vendase. Për gjizën, psh, 600 del në doganë, 100 lekë i ka kosto të veta. Rezultati është pozitiv 84 lekë. Karrota p.sh., jashtë vendit vjen 52 lekë, në Divjakë 50 lekë. Po të blejë brenda vendit -16.6 lekë, pra nuk ka leverdi ta blejë. Në rastin 10%, 540 lekë del kostoja plus 100 lekë shpenzime, 640 lekë del në qarkullim. Edhe sikur grumbulluesi t’i ulë bujkut vlerën e kompensimit që do t’i jepnit, s’ka interes, del me humbje. Barazohen vetëm kur e ul çmimin më shumë se kompensimi. Çmimi shkon në 500 lekë. Ky është rast hipotetik. Ministri duhet ta dijë pse po dalin të gjithë me humbje. As fermeri nuk fiton, as konsumatori, as grumbulluesi. Pse nuk trajtohet drejt prodhimi vendas? Pse nuk favorizohet? Pse? Nuk importohet djathi, por lëngu që bëhet fjali, hirra. Duam t’i bëjmë nder ndonjë serbi, maqedonasi apo boshnjaku? Për hobi?!”
Përfaqësuesja e Ministrisë së Financave: “Se kisha aty. Bazuar në shembullin që thatë, TVSH nuk është kosto, por është kreditore.”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



