E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SPAK ‘shigjeton’ AKSHI-n, në ‘shënjestër’ Ermal Beqiri dhe pronari ‘hije’
Lajme

SPAK ‘shigjeton’ AKSHI-n, në ‘shënjestër’ Ermal Beqiri dhe pronari ‘hije’

SPAK ka zgjeruar ndjeshëm hetimet mbi tenderat e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, duke bashkuar në një dosje të vetme disa procedura të dyshuara abuzive që lidhen me drejtues dhe kompani të kontraktuara nga institucionit.

Sipas Infonews.al, hetimet janë intensifikuar pas sekuestrimit të dokumentacionit, kontratave dhe të dhënave financiare të operatorëve që kanë përfituar tendera me vlera të konsiderueshme.

Në qendër të hetimit ndodhet Ermal Beqiri dhe kompania e tij “Soft & Solution”, e cila dyshohet se ka përfituar në mënyrë të përsëritur kontrata të AKSHI-t përmes procedurave me garë të kufizuar dhe konkurrentëve formalë nën orientimin e një personazhi “hije” që dyshohet se ka dirigjuar gjithçka përmes Drejtoreshës së AKSHI, Mirlinda Karçanaj.

Prokurorët e SPAK po verifikojnë mënyrën e zhvillimit të këtyre prokurimeve dhe rolin e Beqirit në proces.

Burime të skyweb.al bëjnë me dije se hetimi po fokusohet posaçërisht te “Soft & Solution”, ndërsa po hetohet edhe një person tjetër i konsideruar si “pronari faktik” i kompanisë.

Sipas të njëjtave burime, ky individ në fjakë është paraqitur në SPAK dhe është pyetur në lidhje me procedurat që janë pjesë e dosjes.

Nën hetim ndodhet edhe drejtuesja e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, e dyshuar për rol në procedura ku dyshohet manipulim i garës dhe favorizim i operatorëve të caktuar.

Dosja e AKSHI-t shihet si një prej hetimeve më të gjera të këtij viti, pasi përfshin administratën publike, kompani të sektorit të teknologjisë dhe tendera me vlera të larta financiare.

Skyweb.al mëson se gjatë ditëve të fundit Ermal Beqiri ka bërë disa lëvizje brenda dhe jashtë vendit, në një shtet të BE-së, për të shpëtuar veten pas thellimit të hetimeve nga SPAK./skyweb

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.