Caktohet data dhe ora për zgjedhjen e kreut të ‘FBI-së’ shqiptare
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka caktuar datën 9 dhjetor për votimin e Joni Ketës, kandidatit të propozuar nga Komisioni i Posaçëm në SPAK për drejtimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).
Keta u përzgjodh nga SPAK mes një liste me shtatë kandidatë:
Andi Pogaçe, Artur Beu, Elton Kërluku, Gentian Ndoi, Gentjan Shehaj dhe Gledis Nano.
Në një njoftim zyrtar, SPAK bëri të ditur se Komisioni i Përzgjedhjes për pozicionin e Drejtorit të BKH-së, në mbledhjen e 26 nëntorit 2025, të zhvilluar në prani të përfaqësuesve të ICITAP dhe Bashkimit Europian, vendosi t’i rekomandojë KLP-së emërimin e Joni Ketës për një mandat 5-vjeçar në krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Njoftimi i SPAK:
Komisioni i Përzgjedhjes për pozicionin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) në mbledhjen e tij të datës, 26.11.2025, në prani të përfaqësuesve të ICITAP dhe Bashkimit Europian, vendosi t’i rekomandojë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, për emërim, në pozicionin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, z.Joni Keta, për një mandat 5-vjeçar.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



