E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama “presion” Kushtetueses për Ballukun
Lajme

Rama “presion” Kushtetueses për Ballukun

“Janë bllokuar punët publike”

Ndërsa në Kuvend vijuan debatet për pezullimin e Belinda Ballukut nga detyra, kryeministri Edi Rama reagoi në distancë, duke sqaruar se vendimi i gjykatës ka sjellë pasoja të menjëhershme në funksionimin e qeverisë. Sipas tij, pezullimi i ministres ka bllokuar procese të rëndësishme shtetërore, duke penguar firmosjen e 36 akteve që presin miratim.

Rama u shpreh se nuk ka ndërmend të ndërhyjë në punën e gjyqtarëve, por theksoi se ky precedent rrezikon t’i hapë rrugë ndërhyrjeve të sistemit të drejtësisë në përbërjen e kabinetit qeveritar.

“U bë një mik shkak që të ndaj këtë sqarim. Më shkroi i shqetësuar për precedentët që hap pezullimi i një ministri, sepse nëse kjo kthehet në normë, nesër mund të ndodhë që prokurorët apo gjyqtarët të largojnë kë të duan nga qeveria. Shembujt e përmendur, përfshirë atë të linjës ajrore me Kanadanë, mund të duken të ekzagjeruar, por i solla për të treguar absurditetin e situatës.”

Kreu i qeverisë shpjegoi se ndryshe nga funksionarët e tjerë publikë, një ministër nuk zëvendësohet në firmë dhe çdo vendimmarrje e dikasterit lidhet vetëm me autoritetin e tij. Sipas Ramës, kjo e kthen pezullimin në një mekanizëm bllokues për gjithë zinxhirin institucional.

“Përveç marrëveshjes për fluturimet me Kanadanë, kemi edhe 35 vendime të qeverisë që nuk mund të kalojnë pa firmën e ministres. E njëjta situatë është me lejet e ndërtimit për investimet publike dhe projektet infrastrukturore që kanë kaluar në KKT, por nuk mund të zbatohen. Këto punë do të vijojnë të shtohen ditë pas dite.”

Rama shtoi se për këtë arsye i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese.

“Nuk po ndërhyj në vendimmarrjen e gjykatës, por po flas për cenimin e balancës mes pushteteve dhe për ndërhyrjen e drejtpërdrejtë në përbërjen e qeverisë. Ky është një problem serioz që paralizon punën e një sektori të tërë.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.