Makina përplaset në autostradën Durrës-Tiranë dhe merr flakë
Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së premtes në autostradën Durrës–Tiranë, në zonën e Kasharit.
Sipas të dhënave paraprake, shoferi i një automjeti dyshohet se ka humbur kontrollin, duke u përplasur me bordurat anësore të rrugës.
Për shkak të goditjes së fortë, mjeti ka marrë flakë, çka ka bërë të nevojshme ndërhyrjen e menjëhershme të forcave zjarrfikëse.
Ende nuk ka informacion zyrtar nëse nga ngjarja ka persona të lënduar.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



