E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Familjarët e 15-vjeçarit që vdiq: E operuan pa drita, si mesjetë!
Denoncime

Familjarët e 15-vjeçarit që vdiq: E operuan pa drita, si mesjetë!

Spitali i Durrësit mbetet pa energji gjatë ndërhyrjes kirurgjikale  i mituri dërgohet me urgjencë në QSUNT, ku humbi jetën pas 6 ditësh

Ngjarje tronditëse në sistemin shëndetësor shqiptar. Familjarët e Erjon Bobës, 15 vjeç, i cili ndërroi jetë ditën e djeshme pas 6 ditësh në QSUNT, deklarojnë se trajtimi fillestar në Spitalin e Durrësit është bërë në kushte skandaloze dhe të papranueshme për vitin 2025.

Sipas familjes, gjatë operacionit të të miturit, ikën dritat dhe ndërhyrja u ndërpre, duke detyruar personelin ta transferonte me urgjencë drejt Tiranës. Aty, pas disa ditësh luftë për jetën, Erjoni nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të rënda.

Dëshmitë e familjarëve janë tronditëse

Një i afërm i viktimës për median deklaroi:

“Turp i Zotit! Ikën dritat në mes të operacionit, ndaj e çuan urgjent në Tiranë. Gjendja e djalit u përkeqësua…”

Ndërsa halla e të miturit tha:

“E vërtetë është. Si në mesjetë. Operim pa drita. Askush nuk mban përgjegjësi. Mjekët u munduan, por kushtet janë fatale  as ashensor për emergjenca.”

Denoncimet hapin një plagë të vjetër të sistemit shqiptar: spitale pa bazë, pa infrastrukturë, pa garanci minimale jetike. Në vend të aparaturave moderne dhe standardeve europiane të premtuara prej vitesh, familjarët flasin për një realitet të pabesueshëm

Përgjegjësia? Institucionet heshtin

Veç autorit të krimit që goditi me thikë 15-vjeçarin, familjarët akuzojnë hapur zinxhirin institucional që, sipas tyre, dështoi të shpëtojë jetën e Erjonit:
• Ministria e Shëndetësisë  Evis Sala
• Drejtori i Spitalit të Durrësit – Renis Mullaj
• Bashkia Durrës  Emirjana Sako
• Kryeministri Edi Rama, që prej vitesh deklaron se Shëndetësia shqiptare është europiane

Shëndetësia që qeveria e reklamon si moderne e digjitale sot po përmendet në rrjetet sociale si shembull fatal i kolapsit institucional, ku jo vetëm ndodhin tragjedi, por askush nuk ndjen detyrimin të japë përgjegjësi apo sqarim.

Në vend të reagimit të shpejtë për ta dërguar jashtë vendit, familja thotë se për 5 ditë askush nuk u kujtua – as ndihmë, as komunikim, as shpresë

Pyetjet që presin përgjigje
• Si është e mundur që një operacion në spital shtetëror të mbetet pa energji elektrike?
• Pse nuk u sigurua transferim urgjent dhe ndërhyrje në kohë?
• Kush mban përgjegjësi për mungesën e kushteve dhe aparaturave bazë?
• Si mund të shitet “Shëndetësi Europiane” ndërsa pacientët operohen në errësirë?

Familja kërkon drejtësi dhe transparencë. Shoqëria shqiptare gjithashtu.

Një 15-vjeçar humbi jetën. Sot nuk kërkohet retorikë, por llogari.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.