E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vdekja e 15-vjeçarit, përlot nëna e Martin Canit: M’u trondit shpirti
Lajme

Vdekja e 15-vjeçarit, përlot nëna e Martin Canit: M’u trondit shpirti

“Mos na i merrni fëmijët”

Florina Cani, nëna e Martinit, të miturit që u vra me thikë nga bashkëmoshatari i tij një vit më parë në Tiranë, ka reaguar e tronditur pas lajmit se sot ka ndërruar jetë 15-vjeçari Erion Boba, i plagosur rëndë me thikë në Durrës.

Florina shpreh dhimbjen e thellë dhe akuzon institucionet për mungesë reagimi dhe masash, ndërsa i cilëson këto ngjarje “alarm për shoqërinë”.

“Më është tronditur shpirti përsëri. Për Erjonin kam shkruar shumë herë; dua të jem zëri i fëmijëve tanë, por e vërteta është e dhimbshme. Pse nuk reagojnë institucionet? Shkolla duhet të jetë vend sigurie, jo lufte. Martini, Eraldo, Erjoni… Emra fëmijësh që nuk duhej të ishin kurrë pjesë e lajmeve të dhunës. Janë plagë për zemrat tona dhe alarm për gjithë shoqërinë. Kërkoj mbrojtje për fëmijët tanë. Mos na i prekni fëmijët, mos na i merrni fëmijët. Zgjohuni! Merrni masa, ndaloni dhunën. Fëmijët tanë kanë të drejtë të jetojnë”, shkruan ajo.

Erion Boba, i mituri që u godit me thikë nga bashkëmoshatari i tij në Durrës më 25 nëntor, ndërroi jetë dje. Edhe pse mjekët u përpoqën deri në minutën e fundit, 15-vjeçari nuk arriti ta fitojë betejën me jetën.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.