U dhunua brutalisht me çekiç në Fresk, 26-vjeçari në luftë me vdekjen
Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me gjendjen shëndetësore të 26-vjeçarit që u dhunua brutalisht pranë rrethrrotullimit të Freskut.
Mësohet bëjnë me dije se i riu ndodhet në gjendje kritike dhe po lufton për jetën, pasi ka pësuar dëmtime të rënda në kokë.
Sipas hetimeve paraprake, sulmi dyshohet se është porositur nga dy persona, konkretisht 36-vjeçari Gjokë Ndrevataj dhe 30-vjeçari Xhemal Uka, të cilët aktualisht janë shpallur në kërkim nga Policia. Dyshohet se ata kanë paguar Helidon Markun për të kryer aktin e dhunshëm.
Shkak i konfliktit mësohet se janë bërë disa komente fyese të publikuara nga i riu i plagosur, gjatë transmetimeve “live” në rrjetin social TikTok, ku ishin të përfshirë edhe personat e dyshuar si porositës.
Autori i dyshuar, tashmë i arrestuar, ka goditur disa herë viktimën me çekiç në zonën e kokës, duke i shkaktuar dëmtime të rënda dhe duke e lënë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Si porositësit ashtu edhe autori i plagosjes rezultojnë persona me precedentë penalë të mëparshëm, kryesisht për vepra penale kundër personit, ndërsa hetimet vijojnë për kapjen e personave në kërkim dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



