Çfarë pritet? Paralajmërimi i fortë nga Berisha: Do paraqes fakte!
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vijuar me akuza të forta ndaj qeverisë Rama dhe familjarëve të tij, duke paralajmëruar publikimin e fakteve mbi atë që ai e quan “paketa e drogës”.
“Sot do të paraqes fakte. Habia e radhës është se si Rama shndërroi paketën e maleve në paketën e drogës dhe mafies. Para se të publikoj dokumentet, dua t’u kujtoj shqiptarëve se Shqipëria është vendi me lartësi mesatare më të lartë në Europë,” përfundoi kreu i PD-së.
“20 zona, 20 paketa malore të Alpeve të Maminasit janë marrë nga vendimet e Ramës dhe me firmat e tij. Çështja e emrave dhe pazaret janë të qarta. Bëhet takimi Naruba me Don Agaçion. Naruba shtrohet në tavolinë, kulla 120 katësh në qendër të Tiranës, Eversti i Tiranës do të quhej. Thirret biznesmeni real dhe i thuhet të ndërtojë kullën; nëse nuk pranon, do të zëvendësohet me një tjetër. Gjithçka tjetër janë emrat e Arubës, ndërsa bosët me miliardat e tyre qëndrojnë pas gjithçkaje. Në raste si ai i Salillarit, magazinieri i tij pensionist merr Portin e Vlorës për 60 mln euro. Po ashtu, për bitcoin, emrat më të lakuar janë Amant Josifi, Olsi Rama, por pas tyre qëndron gjithmonë Edi Rama,” deklaroi Berisha.
Ai tha gjithashtu se kjo paketë nuk ka lidhje me zhvillimin apo menaxhimin e qëndrueshëm të territorit, por përbën një skemë të mbushur me abuzime dhe pazare private që favorizojnë individë dhe banda të caktuara.
“Kemi qenë kundër çdo imuniteti për efektet e korrupsionit. Në vitin 2012 kam qenë iniciator i amandamentit me të cilin hiqej imuniteti për efektet e hetimit. Nëse ai amendament do të ishte miratuar, sot nuk do të ishim vendi i vetëm në Europë ku nuk luftohet korrupsioni. Gjykata Kushtetuese hoqi masën e pezullimit duke i krijuar mundësi Ramës dhe Ballukut të shkatërrojnë çdo provë. Vuvuzelat e propagandës së tij kanë nisur me mesazhe… por është koha e sovranit,” shtoi Berisha.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



