VIDEO/ Njihuni me qytetin ku banorët jetojnë normalisht në -45°C
Në Yakutsk, qyteti që mban rekordin si më i ftohti në botë, dimri nuk e ndal jetën, edhe kur temperaturat zbresin shumë poshtë zeros. Në zemër të Siberisë, termometri shënon shpesh nën -40 gradë Celsius, por për banorët kjo është pjesë e përditshmërisë.
Edhe kur i ftohti arrin -45 gradë, në kushte që do të dukeshin ekstreme për këdo tjetër, qyteti me rreth 300 mijë banorë funksionon normalisht. Automjetet lëvizin pa ndërprerje dhe njerëzit vazhdojnë rutinën e tyre, nga puna te pazari i përditshëm.
“Nuk ekziston mot i keq, por vetëm veshje e papërshtatshme”, shprehet një banore për Reuters, duke reflektuar filozofinë e jetesës në Yakutsk. Ajo madje e sheh ditën si të favorshme, duke shtuar me optimizëm se gjithçka është e përballueshme, për aq kohë sa nuk fryn era.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



