Lapaj nuk e pret Berishën, thërret protestë masive më 20 dhjetor
Kreu i Partisë “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka njoftuar mbajtjen e një proteste masive më 20 dhjetor, në orën 12:00, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Që prej datës 8 dhjetor, Lapaj po zhvillon një protestë para Kryeministrisë, ku kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Me sloganin “Edi Rama jep dorëheqjen! Koha jote ka mbaruar”, ai fton qytetarët të marrin pjesë në protestën e paralajmëruar.
Ndërkaq, edhe ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar më herët mbajtjen e një proteste masive më 22 dhjetor, duke shtuar tensionin në skenën politike para fundit të vitit.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



