E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Plagosja e “Guccit” të TikTok-ut, policia shpall në kërkim 3 autorët
Lajme

Plagosja e “Guccit” të TikTok-ut, policia shpall në kërkim 3 autorët

Policia e Durrësit ka identifikuar tre autorët e plagosjes me armë zjarri të personazhit të TikTok, Fabion Kuçi, ngjarje kjo që tronditi qytetin bregdetar.

Autorët e shpallur në kërkim janë: A. N., 38 vjeç, banues në Durrës; F. B., 22 vjeç, banues në Tiranë; dhe B. Ç., 34 vjeç, banues në Durrës.

Ngjarja ndodhi rreth orës 23:45 të 15 dhjetorit 2025, kur autorët afruan me dy automjete te lokali në lagjen nr. 9, ku ndodhej Fabion Kuçi, i njohur si “Gucci”, dhe qëlluan me armë zjarri. Si pasojë, “Gucci” mbeti i plagosur lehtë.

Në vijim të hetimeve, materialet u referuan në Prokurori dhe nisi procedimi penal ndaj L. B., 31 vjeç, pronar i njërit prej automjeteve të përdorura nga autorët.

Policia bën me dije se gjatë kontrollit në banesën e 31-vjeçarit janë gjetur disa fishekë luftarak, të cilët u sekuestruan si prova materiale, dhe hetimet për kapjen e tre të rinjve të shpallur në kërkim vijojnë intensivisht.

Ky rast ka lidhje me konflikte të nisura në TikTok, duke treguar për tensionet mes personazheve të rrjetit social dhe përdorimin e dhunës në jetën reale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.