E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Plagoset personazhi i TikTok-ut “Gucci”, policia identifikon autorin
Showbiz

Plagoset personazhi i TikTok-ut “Gucci”, policia identifikon autorin

Personazhi i njohur i TikTok, Fabion Kuçi, i njohur me nofkën Gucci, është plagosur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 9, e njohur edhe si Lagjja e Re.

Policia e Durrësit ka identifikuar autorin dhe po punon për arrestimin e tij. Ndërkohë, i plagosuri ndodhet në spital nën kujdes mjekësor.

Sipas informacioneve, Fabion Kuçi ka qenë më parë i dënuar në Angli për vepra të ndryshme penale dhe ka vuajtur disa vite burg. Prej disa muajsh, ai ndodhej në Shqipëri dhe ishte aktiv në TikTok, ku është përfshirë edhe në përplasje me disa personazhe të njohur si Kozak Braçi dhe Xhemal Ujka, i njohur si Fire.

Ngjarja është nën hetim dhe policia po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.