E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dalin në dritë FOTOT, publikohet dosja e famshme e Epstein
Bota

Dalin në dritë FOTOT, publikohet dosja e famshme e Epstein

Departamenti Amerikan i Drejtësisë publikoi të premten atë që është quajtur “Dosja Epstein”, një arkiv i gjerë me mijëra dokumente dhe materiale të panjohura më parë, që lidhen me Jeffrey Epstein, financierin e përfshirë në një nga skandalet më të rënda të abuzimit seksual në historinë e SHBA-së.

Materialet janë bërë publike përmes një platforme të re online, të titulluar “Epstein Library”, ku Departamenti i Drejtësisë sqaron se dokumentet janë të ndara në katër kategori kryesore: dosje gjyqësore, materiale të institucioneve federale, regjistrime private autentike dhe dokumente të tjera zyrtare.

Ndër pamjet që kanë tërhequr më shumë vëmendje janë fotografitë ku shfaqen figura të njohura publike, përfshirë ish-presidentin amerikan Bill Clinton, si edhe emra të njohur të botës së artit dhe showbiz-it, si Mick Jagger, Michael Jackson dhe Kevin Spacey.

Megjithatë, në asnjë prej këtyre imazheve nuk evidentohet shkelje ligjore dhe lidhjet konkrete të këtyre personazheve me aktivitetet kriminale të Epstein mbeten të paqarta.

Dy fotografi të veçanta tregojnë Bill Clinton në një pishinë. Imazhet nuk janë të datuara dhe nuk dihet vendndodhja e tyre.

Dosja "Epstein"/ Dalin foto të Bill Clinton në një

Në njërën prej tyre, Clinton shihet duke notuar pranë dy personave, ku identiteti i njërit është mbuluar, ndërsa tjetri dyshohet se është Ghislaine Maxwell, bashkëpunëtorja e ngushtë e Epstein, e dënuar me 20 vite burg për trafikim seksual.

Bill Clinton është fotografuar disa herë me Epstein gjatë viteve ’90 dhe fillimit të viteve 2000, përpara arrestimit të parë të financierit. Ish-presidenti nuk është akuzuar kurrë nga viktimat e Epstein dhe ka mohuar çdo dijeni për aktivitetet kriminale të tij. Në vitin 2019, një zëdhënës i Clinton deklaroi se ai “nuk kishte asnjë dijeni për krimet e tmerrshme” të Epstein.

Në dosjen e publikuar përfshihen gjithashtu fotografi të presidentit aktual Donald Trump dhe personazheve të tjerë publikë, pamje që ishin bërë më herët publike gjatë proceseve gjyqësore. Departamenti i Drejtësisë njoftoi se rreth 1 200 emra dhe imazhe janë redaktuar për të mbrojtur identitetin e viktimave.

Epstein dokumentonte gjithçka

Sipas Departamentit të Drejtësisë, publikimi i “Epstein Library” përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt transparencës, duke bashkuar për herë të parë në një arkiv të vetëm mijëra dokumente, foto dhe materiale filmike që hedhin dritë mbi këtë skandal të përmasave të mëdha.

Arkiva përmban CD me fotografi, kaseta audio, materiale video dhe shënime të shumta të shkruara me dorë. Epstein kishte zakon të dokumentonte çdo aktivitet, përfshirë edhe përmes pajisjeve audio dhe video.

Në disa prej fotografive nga banesat e tij në Nju Jork dhe Palm Beach shfaqen regjistrues zëri, kaseta audio dhe pajisje survejimi. Shënimet e shkruara me dorë, disa prej të cilave përmendin Ghislaine Maxwell, janë pjesërisht të redaktuara nga autoritetet federale.

Kush ishte Jeffrey Epstein?

It's outrageous': inside an infuriating Netflix series on Jeffrey Epstein |  Documentary | The Guardian

Jeffrey Epstein ishte një financier amerikan, i cili u bë simbol i një prej skandaleve më të mëdha të abuzimit seksual dhe trafikimit të të miturve në SHBA. Ai u akuzua për shfrytëzim seksual të vajzave të mitura, disa prej tyre nën moshën 14 vjeç, si dhe për ndërtimin e një rrjeti të organizuar trafikimi me ndihmën e bashkëpunëtorëve.

Bashkëpunëtorja e tij më e afërt, Ghislaine Maxwell, u dënua në vitin 2021 me 20 vite burg për rolin e saj në lehtësimin e këtyre krimeve.

Epstein vdiq në burg në gusht të vitit 2019, në atë që autoritetet e cilësuan si vetëvrasje, ndonëse rrethanat e vdekjes së tij vazhdojnë të ngjallin dyshime dhe teori të shumta.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.