Balla dhe PS i vënë ‘flakën’ Beratit, ‘Bela & Co’ sabotojnë festën
Taulant Balla organizoi në Berat, me ndihmën e ish-kryebashkiakut Ervin Demo, festën e fundvitit për grupin parlamentar të Partisë Socialiste.
Mësohet se kryesocialisti Edi Rama nuk mori pjesë në këtë event, ndërsa arsyet e mungesës së tij nuk janë të qarta.
Përveç Ramës, në listën e të munguarve ishin të paktën 10 deputetë të tjerë, përfshirë edhe zëvendëskryeministren dhe deputeten e qarkut Fier, Belinda Balluku.
Një burim anonim nga grupi i PS e përshkroi festën si një “event për të krijuar një atmosferë normaliteti në fundvit, pavarësisht situatës jo të favorshme për PS”.
Ky ishte eventi i parë i këtij formati për grupin parlamentar, ku rreth 60% e deputetëve janë të rinj dhe për herë të parë kanë marrë vendin e tyre në Parlament, duke e bërë këtë festë një mundësi për t’u njohur më mirë dhe për të forcuar marrëdhëniet mes anëtarëve të rinj dhe atyre me eksperiencë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



