Zyrtarisht kreu i ri i SPAK, Klodian Braho zbulon prioritetet e tij
Pas marrjes zyrtarisht të detyrës si kreu i SPAK, Klodian Braho foli për herë të parë, duke vënë theksin mbi vazhdimësinë dhe funksionimin e drejtë të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Braho theksoi vlerësimin për paraardhësit e tij: “Dua të vlerësoj zotin Arben Krajën si dhe Altin Dumanin për integritetin e tyre gjatë drejtimit të SPAK. Gjatë ushtrimit të detyrës, fokusimi im kryesor do të jetë funksionimi i brendshëm dhe respektimi i ligjit.”
Ai shtoi se BKH-ja dhe hetimi financiar do të mbeten shtylla kryesore të veprimtarisë së SPAK. “Institucioni do të vijojë të komunikojë me mediat.
Misioni i SPAK shkon përtej mandateve personale; ne jemi një skuadër që punon në përputhje me Kushtetutën dhe në interes të shqiptarëve,” përfundoi Braho.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



