Plas në Vlorë, shoferët e autobusëve tentojnë të futen t Këshilli Bashkiak
Gjatë mbledhjes së këshillit të bashkisë së Vlorës, shoferët e autobusëve të linjave urbane kërkuan të marrin pjesë për të paraqitur shqetësimet e tyre drejtpërdrejt.
Ata shprehën nevojën për një takim me kryetaren e bashkisë, duke theksuar problemet që janë ngritur dje, përfshirë konkurrencën e paligjshme nga furgonët pa licencë.
Shoferët kërkuan gjithashtu që të mos largohen nga vendi ku kanë operuar tradicionalisht, duke argumentuar se stacioni i ri do të vendoset pranë institucionit të paraburgimit, gjë që do të pengojë qasjen e udhëtarëve dhe do të ndikojë negativisht në frekuencën e pasagjerëve.
Ata theksuan se kjo situatë rrezikon aktivitetin e tyre dhe kërkuan ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet lokale për të ruajtur drejtësinë dhe funksionimin normal të linjave urbane.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



