Ish-trajneri i Tiranës përfundon në SPAK
Ish-lojtari i Skënderbeut dhe ish-trajneri i Tiranës, Bledi Shkëmbi, u paraqit këtë të martë në Prokurorinë e Posaçme SPAK, duke konfirmuar për mediat angazhimin e tij për të bashkëpunuar me organet e drejtësisë.
Shkëmbi bëri me dije se kishte kërkuar një makinë në emrin e tij, por se kjo ishte bllokuar nga SPAK, pa dhënë detaje shtesë mbi arsyet e masës. Pavarësisht mungesës së informacioneve konkrete, ish-lojtari dhe trajneri shprehu gatishmërinë për të sqaruar çdo pikë të hetimeve dhe për të bashkëpunuar me prokurorinë në zbardhjen e situatës.
Ky paraqitje e tij vjen në një kohë kur SPAK po zhvillon një sërë hetimesh për pasuri dhe procedura të dyshuara, duke bërë që emri i Shkëmbit të lidhet përkohësisht me proceset e verifikimit të institucioneve të drejtësisë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



