E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kaosi me ujin në Vlorë, kryebashkiakja u mbyll telefonin qytetarëve
Lajme

Kaosi me ujin në Vlorë, kryebashkiakja u mbyll telefonin qytetarëve

Në prag të festave, qyteti i Vlorës po përballet me një situatë alarmante, pasi prej katër ditësh banorët kanë mbetur pa ujë të pijshëm. Mungesa e furnizimit ka shkaktuar revoltë të hapur te qytetarët, të cilët janë grumbulluar para godinës së Bashkisë për të kërkuar zgjidhje.

Sipas tyre, problemi lidhet me një avari në linjën kryesore të ujësjellësit, ndërsa deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim konkret që të sjellë normalizimin e situatës. Gjatë protestës, një prej qytetarëve ka kontaktuar në telefon kryebashkiaken Brunilda Mersini, e cila ka deklaruar se ndodhej pranë ujësjellësit, aty ku ka ndodhur defekti.

Kjo deklaratë është kundërshtuar nga protestuesi, i cili i ka theksuar se ajo nuk ndodhet në vendin e përmendur, duke i kërkuar që të paraqitet personalisht në Bashki për të komunikuar me qytetarët e revoltuar. Pas këtij momenti, telefonata është ndërprerë nga kryebashkiakja.

Situata ka vijuar të mbetet e tensionuar, pasi protestuesit kanë goditur dyert e Bashkisë dhe kanë tentuar të hyjnë brenda godinës. Në sfond dëgjoheshin thirrje të vazhdueshme si “Duam ujë”, “Të dalë kryetarja” dhe “Hapni dyert e Bashkisë”.

Pakënaqësia ka kulmuar edhe mbrëmjen e së dielës, kur një grup qytetarësh u drejtuan drejt teatrit “Petro Marko”, duke penguar zhvillimin e koncertit që ishte planifikuar të mbahej aty.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.