Video/Rruga me akull, përmbyset autobusi në afërsi të Rrëshenit
Një tjetër aksident rrugor është shënuar mëngjesin e sotëm në Rruga e Kombit, ku një autobus është përmbysur në afërsi të Rrëshen.
Sipas pamjeve të siguruara, mjeti ka dalë nga rruga dhe është rrëzuar në anë të saj. Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë ngrica e krijuar në asfalt si pasojë e motit të keq dhe temperaturave të ulëta, si edhe mungesa e ndërhyrjes në kohë me kripë dhe mjete borëpastruese në këtë aks të rëndësishëm kombëtar.
Ngjarja vjen vetëm pak orë pas aksidenteve të tjera të rënda të regjistruara këtë mëngjes në akse të ndryshme të vendit, duke ngritur shqetësime serioze për sigurinë rrugore në kushtet e motit të ftohtë.
Nga informacionet paraprake dyshohet se ka disa persona të plagosur, ndërsa autoritetet ndodhen në vendngjarje për të normalizuar qarkullimin dhe për të sqaruar plotësisht rrethanat e aksidentit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



