E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Qëlloi veten me armë në kokë, i riu nga Fieri ndërron jetë në spital
Lajme

Qëlloi veten me armë në kokë, i riu nga Fieri ndërron jetë në spital

Pak orë më parë një 20 vjeçar nga Fieri u soll në spitalin e qytetit nga prindërit e tij teksa në kokë kishte një plagë të madhe.

Policia lajmëroi ngjarjen përmes një komunikate për shtyp duke sqaruar se i riu i identifikuar si Roel Yzeiri ishte vetëplagosur aksidentalisht me një armë zjarri. Pak minuta pas hospitalizimit të tij, i riu fatkeqësisht ka ndërruar jetën për shkak të plagës së marrë. Mbetet ende një mistër mënyra sesi ka ndodhur ngjarja e rëndë, nëse kemi të bëjmë me një aksident apo me një veprim të paramenduar të të riut 20 vjeçar.

Hetimet tashmë kanë nisur për të zbardhur shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë, ku një i ri arrin të gjejë një pistoletë dhe t’i shkaktojë vetes vdekjen.

Njoftimi i policise:

Fier

Informacion paraprak

Në datën 07.01.2018, rreth orës 13:15, në Spitalin Rajonal Fier ka shkuar i shoqëruar nga familjarët për të marë mjekim shtetasi R.Y, 20 vjeç, banues në Fier.

Shtetasi R.Y dyshohet se është vetplagosur në banesë me armë zjarri në kokë.

Në vendgjarje ka shkuar grupi hetimor i cili po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.