Të shtëna me armë zjarri në Kosovë, 2 të plagosur
Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmjen e kaluar janë regjistruar të shtëna me armë zjarri në qytetin e Podujevës, duke shkaktuar alarm në zonë.
Sipas zëdhënëses së Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, rreth orës 20:30 autoritetet janë njoftuar për një incident me armë zjarri në rrugën “Zahir Pajaziti”. Menjëherë pas marrjes së informacionit, patrullat policore janë nisur drejt vendngjarjes.
Gjatë verifikimeve në terren është konstatuar se si pasojë e të shtënave kanë mbetur të plagosur dy persona. Të lënduarit janë transportuar për trajtim mjekësor, ndërsa gjendja e tyre po monitorohet nga stafi shëndetësor.
Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Rasti është cilësuar si vrasje në tentativë dhe, në kuadër të veprimeve hetimore, janë arrestuar dy persona të dyshuar.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



