Vendi nën ujë, Rama ‘dredh zinxhirin’: Pse më fajësoni mua?
Kryeministri tallet me qytetarët
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar nga moti i keq në vend, duke zgjedhur një ton ironik ndaj kritikave të opozitës. Në postimin e tij, kreu i qeverisë ka ndarë pamje nga disa vende të Europës, si Italia, Greqia, Kroacia dhe Mali i Zi, të cilat po ashtu janë përfshirë nga përmbytje të shkaktuara nga reshjet e dendura.
Me ironi, Rama ka komentuar se nuk e kupton pse ende nuk po fajësohet edhe për situatat e krijuara jashtë kufijve të Shqipërisë, duke iu referuar akuzave të vazhdueshme që, sipas tij, opozita ia atribuon qeverisë për çdo problem të shkaktuar nga moti ekstrem. Ai shton se opozitat në vendet e tjera duket se nuk po ndjekin të njëjtën qasje ndaj qeverive të tyre, pavarësisht përmbytjeve të ngjashme.
Reagimi i Ramës vjen në një kohë kur moti i keq ka prekur një sërë qytetesh në Shqipëri, duke shkaktuar përmbytje në zona të ndryshme, ndërprerje të energjisë elektrike, vështirësi në qarkullimin rrugor si dhe pezullim të përkohshëm të procesit mësimor në disa shkolla. Situata mbetet nën monitorim nga strukturat përgjegjëse, ndërsa reshjet intensive kanë sjellë problematika të ngjashme edhe në disa shtete të rajonit dhe më gjerë në Europë.
Reagimi i plotë:
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




