E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Real Madrid fëlliqet keq dhe eleminohet nga Kupa e Mbretit
Lajme

Real Madrid fëlliqet keq dhe eleminohet nga Kupa e Mbretit

Aventura e Alvaro Arbeloas në stolin e Real Madridit ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme. Pas largimit të Xabi Alonsos, “Los Blancos” pësuan një eliminim surprizë nga Albacete, skuadër që militon në Divizionin e Dytë spanjoll, duke u ndalur që në fazën e 1/8-ave të Kupës së Mbretit. Kështu, madrilenët humbën edhe një tjetër shans për të fituar një trofe këtë sezon.

Që në startin e takimit, Arbeloa mori vendime të guximshme, por të diskutueshme, duke lënë jashtë formacionit disa nga emrat kryesorë të ekipit, si Kylian Mbappé dhe Jude Bellingham, ndërsa aktivizoi disa lojtarë të rinj nga akademia. Zgjedhja nuk dha efektin e pritur, pasi Reali u shfaq i pasigurt dhe larg standardit të tij në pjesën e parë, e cila u mbyll në barazim 1-1.

Ishte Albacete që gjeti e para rrugën e rrjetës, me Javi Villar që realizoi me kokë, duke ndezur entuziazmin e tifozëve vendas. Reagimi i Realit erdhi më pas, me Mastantuonon që riktheu baraspeshën.

Në fraksionin e dytë, madrilenët rritën presionin dhe dominimin territorial, por kur gjithçka dukej se po shkonte drejt përmbysjes, në minutën e 84-t Jefte ndëshkoi sërish “Los Blancos”, duke i kaluar vendasit në avantazh 2-1. Reali reagoi në fund, teksa Gonzalo Garcia barazoi shifrat në minutën e 90-të, por gëzimi zgjati shumë pak. Sërish Jefte u shfaq vendimtar, duke shënuar golin e tretë për Albaceten dhe duke i dhënë kualifikimin në çerekfinale.

Për Real Madridin, kjo humbje shënon një tjetër mbrëmje zhgënjyese, vetëm pak ditë pas disfatës në finalen e Superkupës ndaj rivalëve të Barcelonës, duke thelluar edhe më shumë krizën në një sezon që po rezulton më i vështirë se sa pritej.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.