E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Video/ Rama darkë në Vlorë me Ivanka Trump
Lajme

Video/ Rama darkë në Vlorë me Ivanka Trump

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Vlorë dhe është takuar me Ivanka Trump dhe ekipin që e shoqëronte. Ata janë filmuar në një prej restoranteve të Vlorës, duke darkuar sëbashku.

Ivanka Trump ndodhet në Shqipëri së bashku me një grup arkitektësh dhe përfaqësues investitorësh, të cilët po shqyrtojnë mundësitë për zhvillim strategjik në zonën e Vlorës, me theks të veçantë te ishulli i Sazanit.

Dalin pamjet, Rama darkë në Vlorë me Ivanka Trump dhe ekipin e

Takimi ndodh vetëm pak ditë pasi Rama mori një ftesë zyrtare nga Donald Trump për të qenë pjesë e “Bordit të Paqes” për Gazën, një sinjal politik që ka ndezur diskutime për afrimin e papritur të qeverisë shqiptare me rrethin Trump.

Dalin pamjet, Rama darkë në Vlorë me Ivanka Trump dhe ekipin e

Faktin që Rama la samitin e Davosit për të shkuar në Vlorë e konfirmon edhe urgjenca e masave të sigurisë në qytet. Patrulla të shtuara, hyrje të kontrolluara në rrugët dhe mungesa totale e informacionit publik tregojnë se takimi ka qenë i kalibrit të lartë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.