E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Djali i Joe Biden sulmon Kushner dhe Ivankan për Zvërnecin
Bota

Djali i Joe Biden sulmon Kushner dhe Ivankan për Zvërnecin

“Ata po ndërtojnë parajsë private në Shqipëri, ju merreni ende me pikturat e mia”

Djali i ish-presidentit amerikan Joe Biden, Hunter Biden, ka përmendur projektin e Zvërnecit të lidhur me Jared Kushner dhe Ivanka Trump, teksa ka ironizuar debatin publik në SHBA për aktivitetet e tij personale.

Në një reagim në rrjetin social X, Hunter Biden ka kritikuar ashpër fokusin e mediave dhe opinionit publik amerikan ndaj tij, ndërkohë që – sipas tij – fëmijët e ish-presidentit Trump janë të përfshirë në projekte dhe marrëveshje të mëdha financiare.

Ai përmend konkretisht projektin në Zvërnec, duke pretenduar se Kushner dhe Ivanka Trump po ndërtojnë një “parajsë private ishullore në tokë të mbrojtur në Shqipëri”.

Në të njëjtin reagim, Hunter Biden përmend edhe Donald Trump Jr., për të cilin thotë se një startup i mbështetur prej tij ka përfituar një hua prej 620 milionë dollarësh nga Pentagoni, si dhe Eric Trump, i cili sipas tij po nxjerr në bursë një kompani dronësh me vlerë 1.5 miliardë dollarë.

Reagimi i tij përfundon me një ton ironik ndaj kritikëve:

“Pra, që ta kuptoj mirë… ndërkohë që të gjithë janë të fokusuar te pikturat e mia, këto janë gjërat që po ndodhin,” – shkruan Hunter Biden.

Deklarata ka rikthyer vëmendjen edhe mbi projektin e diskutuar në Zvërnec, i cili prej kohësh ka ngjallur debate në Shqipëri për ndikimin në mjedis dhe zhvillimin turistik të zonës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.