E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kur ta bëjnë me gisht nga Presidenti Trump
Bota

Kur ta bëjnë me gisht nga Presidenti Trump

Rutte i tregon me gisht atletet e Ramës Presidentit Trump. Në fakt, Trump e kaloi këtë moment me indiferencë.

 

Kryeministri Edi Rama u shfaq në samitin e NATO-s në Ankara me një kombinim të pazakontë veshjeje, kostum formal dhe atlete të bardha, duke tërhequr vëmendjen e liderëve dhe mediave. Kjo nuk është hera e parë që Rama si kreu  i qeverisë shqiptare zgjedh këtë stil në takime të rëndësishme ndërkombëtare.

Ky moment  që bëri xhiron e rrjetit ishte reagimi i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, i cili i tregoi me gisht Presidentit amerikan Donald Trump atletet e bardha të Ramës. Trump më pas hodhi një vështrim drejt veshjes së kryeministrit shqiptar, por reagimi i tij u duk i ftohtë dhe indiferent ndaj këtij stili.

Ndërkohë, veshja e Ramës u komentua edhe nga liderët e tjerë të pranishëm në samit, duke u kthyer në një nga momentet më të diskutuara të takimit. Kombinimi i kostumit me atletet është një zgjedhje e njohur e kryeministrit shqiptar, i cili shpesh ka përdorur stilin personal për të spikatur në evente ndërkombëtare.

Por gishti i kreur të NATO-s, mund të ketë zgjuar tek presidenti amerikan inatin,  pasi ka   kohë që familja Trump po përflitet në mediat amerikane dhe botërore për projektin e vajzës së tij, Ivanka Trump, dhe dhëndrit të tij, Jared Kushner në Zvërnec dhe Sazan.

Burime shumë të besueshme pranë një senatori republikan thonë se Trump nuk ia fal Edi Ramës dëmin moral dhe politik, si edhe kostot në imazhin e tij.

Nga njëra anë, Soros po lufton Ramën, por në javët në vazhdim pritet hakmarrja e Presidentit Trump.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.