E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Punonte 16 orë në ditë, i riu humb jetën nga lodhja ekstreme
Our Story

Punonte 16 orë në ditë, i riu humb jetën nga lodhja ekstreme

I dërgonin mesazhe nga puna edhe teksa po vdiste

Shprehja ironike që qarkullon shpesh mes kolegësh në periudha stresi – “po na vret puna” – në Kinë u kthye në një tragjedi reale dhe tronditëse.

Një inxhinier softueri 32-vjeçar, Gao Guanghui, humbi jetën pas një periudhe të gjatë mbingarkese fizike dhe mendore, duke rikthyer në qendër të debatit publik realitetin e ashpër të industrisë teknologjike dhe kufijtë ekstremë të punës.

Sipas raportimeve nga media vendase, Gao u shemb pa ndjenja në apartamentin e tij në qytetin Guangzhou më 29 nëntor, ndërsa po punonte nga shtëpia gjatë fundjavës. U transportua me urgjencë në spital, por përpjekjet e mjekëve rezultuan të pasuksesshme. Të dhënat mjekësore tregojnë se ai u shtrua rreth orës 09:46 dhe u shpall i vdekur pak pas mesditës.

Mjekët konstatuan ndalim të menjëhershëm të funksioneve jetësore, i shkaktuar nga çrregullime serioze të ritmit të zemrës.

Familjarët tregojnë se pas një promovimi në punë, rutina e tij ishte kthyer në një cikël rraskapitës: deri në 16 orë punë çdo ditë, pa pushime, duke u marrë paralelisht me kodim, drejtimin e ekipit dhe komunikimin me klientët. Gjumi ishte minimal, mes 4 dhe 6 orësh në ditë, ndërsa presioni profesional nuk ndalej asnjëherë.

Ditën e diel, pak para se të humbiste ndjenjat, Gao i kishte shprehur bashkëshortes shqetësimet për shëndetin dhe lodhjen ekstreme. Brenda pak orësh, ai ndërroi jetë në spital nga një atak kardiak.

Detaji që ka shkaktuar zemërim të madh publik lidhet me sjelljen e ambientit të punës: ndërkohë që mjekët luftonin për ta mbajtur gjallë, kolegët e tij e përfshinë në një grup të ri pune në WeChat, duke i dërguar kërkesa urgjente. Familja pohon se edhe pas shpalljes së vdekjes, telefoni i tij vazhdonte të merrte mesazhe pune.

Ngjarja është kthyer në një simbol të një kulture pune ku, sipas kritikëve, efikasiteti dhe fitimi vendosen mbi shëndetin dhe jetën njerëzore.

Rasti ka nxitur reagime të forta në rrjetet sociale në Kinë, ku qytetarë, aktivistë dhe punonjës kërkojnë zbatim real të kufizimit të orëve të punës dhe garanci ligjore më të forta, për të parandaluar humbje të tjera jete nga rraskapitja profesionale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.