12 milionë turistë dhe 12 milionë kastraveca
Imagjinata e Kryebashkiakut edhe realiteti i sektorit bujqësor !
Me një qeleshe në kokë , me një ton të butë, kryebashkiaku i Divjakës ia nisi ligjëratës :
Le të imagjinojmë për një moment , që 12 milionë turistë do të drekojnë me kuzhinat tona, ne dhe shefat e kuzhinave do të vihemi në lëvizje ….. 12 milionë domate , 12 milionë kastraveca etj…..
Dukej sikur këndonte! ….Sa edhe Belës vetë zemra iu shkri edhe buzëqeshje safi flori , kryebashkiakut i blatonte….
Teksa e dëgjoja e më erdhën ndërmend të dhënat zyrtare nga INSTAT të cilat tregojnë se që prej 2020 tanimë ka 5 vite radhazi që bujqësia njeh veç rënie .Kjo është një ecuri e paprecedentë, për një sektor të ekonomisë në historinë e 34 viteve të fundit në Shqipëri, që nuk tregon një krizë, por një rënim pa kthim .
12 milionë turistë nuk kanë nxitur rritjen e prodhimit bujqësor por importin e tyre. Shqipërisë i rriten turistët, por bujqësia jonë nuk prodhon për ta. Turistët konsumojnë produkte importi.
Dy janë faktorët që kryesorë që kanë sjellë rënien e prodhimit bujqësor janë financimet e pakta për sektorin dhe tkurrja e popullsisë në zonat rurale.
Shqipëria ofron financimet më të ulëta nga buxheti i shtetit për bujqësinë në krahasim me vendet e tjera të rajonit. Ndërkohë që fermerët tanë janë penalizuar edhe nga bllokimi i fondeve IPARD për shkak të praktikave korruptive të agjencisë qeveritare që kujdesej për ndarjen e fondeve .
E zgjodhën fermerët e Divjakës Ministrin e Financave edhe deputet , që ai ta tregonte “mirënjohjen e tij” ndaj votuesve të Divjakës në buxhetin trevjeçar 2025 -2027 duke mbajtur premtimet e duke i dhënë përparësi financimit të bujqësisë .
Por fondet e parashikuara për Ministrinë e Bujqësinë dhe Zhvillimit Rural megjithëse duket sikur rriten nga 14.1 miliardë lekë që ishin në vitin 2024 në 15.5 miliardë lekë në vitin 2027, në përqindje me Prodhimit e Brendshëm Bruto (PBB) apo edhe totalit të shpenzimeve buxhetore, rënia është progresive .
Nga 0.58% të PBB që ishin shpenzimet për bujqësinë më 2024 ato parashikohen të jenë 0.54% të PBB-së në vitin 2027. E njëjta tendencë vihet re edhe në raport me shpenzimet e përgjithshme të qeverisë, ku shpenzimet për bujqësinë nga 1.92% e totalit te shpenzimeve buxhetore me në 2024, do të bien në 1.75% në vitin 2027.
Megjithëse Ministri do të përdor trukun e vjetër do të krahasojë financimet me 1938 edhe do konvertojë lekët në euro që të duken sikur financimet janë rritur shumë, bujqësia jonë sërisht nuk do të jetë në gjendje të konkurojë me vendet të tjera të rajonit të cilat po investojnë ndjeshëm për ta pasur atë atë një sektor të qëndrueshëm ekonomik.Serbia në buxhetin e saj të vitit 2025, financoi r rreth 1.27 miliardë euro për bujqësinë, ndërsa Maqedonia e Veriut rreth 154 milionë euro .
Kjo mungesë financimi e vazhdueshme jo vetëm do të thellojë krizën e bujqësisë në Shqipëri, por do të përshpejtojë emigrimin nga zonat rurale dhe pamundësinë e garantimin të sigurisë ushqimore në vend.
Nga ana tjetër, popullsia në fshat, sipas të dhënave të censit, ka rënë me rreth 20 për qind, një normë më e lartë se mesatarja e qyteteve.
E pra me këto rreshta doja të thoja që “Rapsod me qeleshe kisha hasur …… por mashtrues me qeleshe që shet iluzione aq sa as në imagjinatë fermeri Dhimo nuk do të harrohet, e pashë sot” !
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



