Virgjëresha e Korrupsionit, tender 2.5 milionë euro me një ofertues të vetëm
Si “MEGAPHARMA” e lidhur me Vasilin fitoi kontratën e OBP me 99% të fondit limit
Një procedurë prokurimi me vlerë rreth 2.5 milionë euro, e zhvilluar nga Operatori i Blerjeve të Përqendruara (OBP), ngre pikëpyetje serioze mbi konkurrencën reale dhe transparencën në furnizimin me barna onkologjike në Shqipëri.
Sipas dokumentit zyrtar të datës 04.02.2026, të siguruar nga redaksia e Publik.al, operatori ekonomik “MEGAPHARMA” është shpallur i vetëm dhe fitues në një marrëveshje kuadër pa garë, për furnizimin me barin Cetuximab për një periudhë 24 mujore.Një ofertues i vetëm, çmim pothuajse maksimal
Nga formulari i njoftimit të fituesit rezulton se: Procedura është e hapur mbi kufirin e lartë monetar.
Ka marrë pjesë vetëm një operator ekonomik
• Vlera e ofruar është 251,850,000 lekë pa TVSH
• Kjo vlerë përfaqëson rreth 99% të fondit limit
Nuk ka nënkontraktorë dhe nuk ka subjekt mbështetës.
Pra, kemi të bëjmë me një procedurë pa konkurrencë reale dhd pa ulje çmimi, ku mungon presion tregu dhe është paracaktuar fituesi.
Kjo kontratë e tipit “me një operator gjithçka është e përcaktuar.
Dokumenti specifikon qartë:
“Marrëveshje Kuadër, me një operator ku të gjitha kushtet janë të përcaktuara.”
Autoriteti kontraktor nuk ka hapësirë negociimi, çmimi dhe kushtet janë të mbyllura që në fillim.
• Operatorë të tjerë potencialë janë de facto të përjashtuar
Kjo ngre dyshime të forta nëse:
Kriteret teknike janë ndërtuar për një subjekt specifik.
Specifikimet e ilaçit janë formuluar në mënyrë kufizuese për një fitues të vetëm
Bar onkologjik, pacientë pa alternativa
Çështja bëhet edhe më e rëndë për shkak se bëhet fjalë për bar onkologjik jetik, në një kohë kur Pacientët ankohen për mungesa barnash
dhe Kontrolli i Lartë i Shtetit ka sinjalizuar probleme serioze furnizimi.
Në këtë kontekst, një kontratë pa konkurrencë dhe pa kursim për shtetin është jo vetëm problematike financiarisht, por edhe hapësirë korrupsioni për OBP.
Pyetjet që kërkojnë përgjigje nga ‘Virgjëresha e Korrupsionit”:
1. Pse në një tender mbi 2.5 milionë euro paraqitet vetëm një ofertues?
2. A janë hartuar kriteret teknike në përputhje me tregun apo për një operator të caktuar?
3. Pse çmimi i ofruar është pothuajse identik me fondin limit?
4. A është analizuar tregu ndërkombëtar për çmime alternative?
5. A ka lidhje të drejtpërdrejta apo të tërthorta ky operator me vendimmarrës në sektorin e shëndetësisë?
Model i përsëritur?
Ky rast i shtohet një sërë procedurash të tjera në sektorin e shëndetësisë ku: garat janë formale dhe ftuesit janë të paracaktuar me fondin limit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco






