E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Denoncimi i deputetit  Ndoja: Kaos në lidhjen e Thumanë-Kashar
Denoncime

Denoncimi i deputetit Ndoja: Kaos në lidhjen e Thumanë-Kashar

Deputeti i Partisë Demokratike, Arian Ndoja, ka publikuar një video-denoncim ku evidenton problematika serioze në lidhjen e segmentit Rruga Thumanë-Kashar me Njësinë Administrative Thumanë, në aksin e vjetër nacional dhe territorin e Bashkisë Krujë.

Sipas Ndojës, situata në terren është “e papranueshme” dhe përbën rrezik për qytetarët që përdorin këtë segment çdo ditë. Në pamjet e publikuara, ai tregon mungesën e sinjalistikës, lidhje të papërfunduara me rrugën ekzistuese dhe infrastrukturë që, sipas tij, nuk përmbush standardet minimale të sigurisë.

Deputeti i drejton përgjegjësinë Autoriteti Rrugor Shqiptar si dhe shoqërisë që ka kryer punimet, duke theksuar se mungon çdo reagim institucional për të korrigjuar problematikat e konstatuara.

“Rrugët janë pronë publike. Ato janë ndërtuar me paratë e taksapaguesve dhe duhet t’u shërbejnë qytetarëve me standarde sigurie dhe cilësie,” shprehet Ndoja në video, ndërsa denoncon atë që e quan “mungesë totale përgjegjshmërie” dhe “zero veprim nga strukturat ligjzbatuese”.

Segmenti Thumanë-Kashar është konsideruar një ndër akset strategjike të qarkullimit në vend, pasi lidh zonat veriore me Tiranën dhe korridoret kryesore kombëtare. Çdo problematikë në nyjet lidhëse me rrugët ekzistuese krijon jo vetëm vështirësi për banorët e zonës, por edhe rrezik real për aksidente.

Deri më tani nuk ka pasur një reagim zyrtar nga ARSh lidhur me pretendimet e ngritura në video.

Publikimi i pamjeve pritet të rikthejë debatin mbi standardet e punimeve publike dhe kontrollin institucional mbi projektet infrastrukturore me kosto të lartë për buxhetin e shtetit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.