Mjete të vjedhura dhe benzinë, parandalohet ngjarja kriminale në Vlorë
Policia e Vlorës ka parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale pas një operacioni të zhvilluar mbi bazën e informacioneve operative dhe hetimeve të thelluara në terren.
Kontrollet janë përqendruar në aksin rrugor dhe në zonën e fshatit Babicë e Madhe, ku dyshohej se ndodheshin automjete që mund të përdoreshin për kryerjen e një krimi të rëndë. Gjatë verifikimeve, efektivët kanë zbuluar të fshehura në një sipërfaqe ullishteje dy automjete të dyshuara të vjedhura, një “Nissan” dhe një “Audi Q5”, të dyja me targa të huaja.
Në të njëjtin vend janë gjetur edhe tre bidona me lëndë djegëse, çka ka rritur dyshimet e hetuesve se mjetet mund të përdoreshin për një ngjarje të rëndë kriminale.
Automjetet dhe provat e tjera janë sekuestruar dhe po i nënshtrohen ekzaminimeve shkencore për të zbardhur origjinën dhe përdorimin e tyre. Nën drejtimin e Prokurorisë, grupi hetimor vijon punën për identifikimin e personave të përfshirë dhe dokumentimin e plotë të planit të dyshuar kriminal.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



