E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
EMRI/ Ky është shqiptari që humbi jetën tragjikisht në Itali
Lajme

EMRI/ Ky është shqiptari që humbi jetën tragjikisht në Itali

Është zbardhur identiteti i shqiptarit që humbi jetën në një aksident tragjik në Itali. Bëhet fjalë për Leonard Fjorën, 32 vjeç, i cili jetonte në Marzabotto. Ai ndërroi jetë katër ditë më parë pas një përplasjeje të rëndë në autostradën Porrettana, në zonën e Bolonjës.

Sipas autoriteteve italiane, 32-vjeçari po udhëtonte me automjetin e tij tip “Volkswagen” kur u përplas ballë për ballë me një kamion grumbullimi mbetjesh. Goditja rezultoi fatale, pasi mjeti i tij u përfshi menjëherë nga flakët, duke u shndërruar në pak sekonda në një masë të madhe zjarri.

Në vendngjarje mbërritën me shpejtësi shërbimet e emergjencës, zjarrfikësit dhe forcat e policisë, por për të riun shqiptar nuk ishte më e mundur asnjë ndërhyrje shpëtuese. Trupi i tij u dëmtua rëndë nga zjarri, ndërsa identifikimi zyrtar u vonua për shkak të gjendjes së rëndë të trupit dhe shkatërrimit të dokumenteve personale gjatë aksidentit.

Hetimet paraprake tregojnë se një nga faktorët që mund të kenë ndikuar në aksident është moti i keq dhe prania e akullit në rrugë, që e bënte asfaltin jashtëzakonisht të rrëshqitshëm. Sipas policisë, automjeti i drejtuar nga 32-vjeçari dyshohet se ka dalë nga korsia e tij dhe ka hyrë në atë të kundërt, ku është përplasur me kamionin. Pas goditjes fillestare, makina është përplasur edhe me barrierat mbrojtëse anësore, ndërsa forca e impaktit ka qenë aq e madhe sa mjeti është copëtuar përpara se të përfshihej nga flakët.

Autoritetet nuk përjashtojnë mundësinë që dalja nga korsia të ketë ardhur si pasojë e rrëshqitjes në asfalt apo një manovre të rrezikshme parakalimi. Ekziston gjithashtu dyshimi se i riu mund të ketë humbur ndjenjat menjëherë pas përplasjes, duke mos pasur mundësi të largohej nga automjeti përpara se ai të shpërthente në flakë.

Shoferi 61-vjeçar i kamionit shpëtoi pa lëndime serioze, por u trajtua në vendngjarje për gjendje shoku. Karabinierët e njësisë së Casalecchio vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht dinamikën e ngjarjes. Si pasojë e aksidentit, segmenti rrugor u mbyll për disa orë dhe trafiku u orientua në rrugë alternative deri në normalizimin e situatës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.