SHBA–Kosovë, partneritet i pathyeshëm: Takimi mes Vjosa Osmanit dhe Marco Rubio
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me Sekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, në një takim që konfirmon thellimin e marrëdhënieve strategjike mes dy vendeve.
Gjatë bisedimeve u theksua se Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe Kosova ndajnë një miqësi të qëndrueshme dhe një partneritet të ndërtuar mbi vlera të përbashkëta: demokracinë, sigurinë dhe orientimin euro-atlantik.
Presidentja Osmani vlerësoi rolin vendimtar të SHBA-së në shtetformimin dhe konsolidimin ndërkombëtar të Kosovës, duke theksuar se mbështetja amerikane mbetet kyçe në proceset integruese dhe në forcimin e sigurisë rajonale.
Nga ana e tij, Sekretari i Shtetit Rubio riafirmoi angazhimin e Uashingtonit për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor dhe përkrahjen e Kosovës në përballje me sfidat aktuale politike dhe të sigurisë.
Takimi u konsiderua një mesazh i qartë se marrëdhënia SHBA–Kosovë mbetet një partneritet strategjik i pathyeshëm, i ndërtuar mbi besim reciprok dhe bashkëpunim afatgjatë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



